75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Caktohet data e meçit Wilder-Fury, ditën kur zhvillohen 2 superderbi në futboll

Meçi më i madh në boks, ai midis Deontay Wilderit e Tyson Furyt do të zhvillohet me 22 shkurt të vitit të ardhshëm.

Meçi do të mbahet në MGM Grand të Las Vegasit.

Kjo datë do të jetë me vëmendje të madhe edhe në sportin më popullor në botë, futbollin, shkruan Indeksonline.

Në këtë ditë mund të shihni rikthimin e Jose Mourinhos në “Stamford Bridge”, si trajner i Tottenhamit.

Po ashtu, më 22 shkurt do të zhvillohet edhe ndeshja që mund të jetë përcaktuese për titull në Premierligë, Manchester City-Leicesteri. /Indeksonline/