Familja 8-anëtarëshe nga Durrësi rehatohet në familjen Mushkolaj, në Deçan
Deçani ka hapur dyert për vëllezerit nga Shqipëria të cilët u goditën nga fatkeqësia natyrore.
Familja e Bekim Mushkolajt, nga fshati Irzniq sot ka mirëpritur familjen 8- anëtarëshe të Azem Kerrit nga Durrësi.
Këtë familje e ka vizituar kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë.
Institucioni komunal në Deçan ka premtuar se do t’u qëndrojë afër të gjitha familjeve të strehuara në këtë komunë./Indeksonline/

