75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosovarët dërgojnë pelena për vogëlushët, në Shqipëri

Albana Gashi, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se në Shqipëri ka arritur kontingjenti me pelena për të vegjëlit, shkruan Indeksonline.

Ajo ka njoftuar se përveq gjërave ushqimore dhe veshmbathjeve, aktivistët kanë siguruar edhe pelena.

“Në ndihmë të bebushave në Shqipëri, arriti kontigjenti me pelenat “Aktive”?

Populli ynë fantastik!”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, i tërë populli kosovar është zgjuar në këmbë që t’u dalë në ndihmë shqiptarëve pas tërmetit shkatërrues e vdekjeprurës.

Ndihmat e para kanë filluar të shkojnë qysh nga mbrëmë, ndërsa që nga sot kanë filuar edhe të akomodohen familjet shqiptare në Kosovë.