75 Mall Live Search
16:02 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skuadra greke e futbollit ‘Paok’ mbledh ndihma për personat e prekur nga tërmeti

Pas skuadrës italiane të Lazios, ka shfaqur solidaritet edhe skuadra greke e Paok-ut.

Vendi ku do të mblidhen ndihma ëshë stadiumi “Toumba” në Selanik.

Ata do të vazhdojnë të mbledhin ndihma deri të premten dhe artikujt e përshtashëm janë: rroba, ilaçe, këpucë, çarçafë apo batanije dhe ushqime që mund të transportohen.

Stadiumi do të jetë i hapur për të mbledhur ndihmat pas orës 19:30 dhe pas të premtes ndihmat do të dërgohen në Shqipëri.

E gjithë bota është solidarizuar pas tërmetit të ditës së djeshme me pasojë dhjetëra viktima, qindra të plagosur e të pastrehë.