Mbledhja e KQZ-së nis me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para pak minutash ka filluar mbledhjen për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019.
Ky institucion në fillim të mbledhjes ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit të një ditë më parë në Republikën e Shqipërisë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka duke folur në emër të institucionit që e drejton ka shprehur “ngushëllimet më të sinqerta të gjitha familjeve që humbën më të dashur e tyre nga ky tërmet”, duke shtuar se “solidarizohemi me dhimbjen tuaj, ndërsa të lënduarëve u urojmë shëndet”./Indeksonline/