75 Mall Live Search
17:38 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nesër bëhet varrimi i dy vëllezërve Abazi nga Livoçi i Gjilanit

Isa dhe Shemsi Abazi të cilët ndërruan jetë pas një tërmeti në Shqipëri, do të varrosen nesër në orën 12:30 në varrezat e fshatit Livoçë i Epërm.

Nga fatkeqësia natyrore nga tërmeti në Shqipëri, humbën jetën mbi 30 qytetarë dhe mbetën të plagosur 650 të tjerë.

Lajmin për varrimin e dy vëllezërve e kanë bërë të ditur familjarë të tyre në rrjete sociale.

Kujtojmë që dy të ndjerët po qëndronin në Hotel Tropikal në Durrës, i cili u rrënua tërësisht nga tërmeti. /Indeksonline/