75 Mall Live Search
22:33 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Video e momentit dramatik kur një banorë nën rrënoja thotë: Pse s’i kapni t’i ngrihni në krah këto?

Një tjetër video dramatike është publikuar nga mediat shqiptare, ku një qytetar i ndodhur nën rrënoja arrin të komunikojë me punonjësit e kërkim-shpëtimit.

Në videon e rëndë dëgjohet zëri i mekur i qytetarit, i cili pyet sa njerëz kanë ardhur për ta shpëtuar.

Në momentin që punonjësi i thotë se janë me mijëra njerëz jashtë, ai pyet me gjysmë zëri se pse nuk ia heqin ato që ka mbi trup.