75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjakovarët, hapin dyert për 160 shtetas shqiptarë

Në Gjakovë në orët e hershme të mëngjesit kanë arritur 160 persona nga Shqipëria, shkruan Indeksonline.

Ata janë transportuar nga vendet e prekura në Shqipëri nga tërmeti me autobusë për në Gjakovë.

Këtë e ka bërë të ditur për Indeksonline, Ideal Zhaveli, vullnetar nga kjo anë.

Ndër ta ka gra, burra e fëmijë të shumtë.

Ai ka bërë thirrje që të paraqiten sa më shumë persona që të kenë mundësi për t’i hapur dyert e shtëpive për t’i strehuar këta persona.

Kujtojmë se vullnetarë të shumtë nga Gjakova janë organizuar për të mbledhur e dërguar ndihma të shumta në Shqipëri pas tërmetit vdekjeprurës./Indeksonline/