Tërmeti i bën bashkë Ramën dhe Metën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi janë bërë bashkë sot pas situatës së rëndë që la tërmeti i së martës.
Ata u bën bashkë për të kryer homazhe në Vlorë, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht koncepteve të ndryshme politike dhe udhëheqëse, në këtë gjendje shumë të rëndë për Shqipërinë bashkimi është gjithmonë i nevojshëm për të gjithë./Indeksonline/



