Plisat: Na nevojitet urgjentisht ushqim për familjet shqiptare, ja ku ndodhemi
Tifogrupi prishtinas “Plisat” vazhdojnë aksionin e tyre humanitar në ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Ata kanë bërë apel për qytetarët që të sjellin ushqim për familjet shqiptare që ndodhen te salla 1 tetori në Prishtinë.
Ky është njoftimi i plotë i “Plisave”:
“Gjindemi tek salla 1 tetori dhe na nevojitet URGJENTISHT USHQIM. Janë duke ardhur familjet e strehuara dhe ne po i furnizojme me rroba,ushqim,barna, mirëpo jemi mangët me ushqim pasi që ka shumë familje.
LUSIM të gjithë ata të cilët kanë mundësi të drejtohen tek salla 1 tetori(jemi brenda në sallë)
LUTENI që mundësisht të sillni ushqim të gatshëm – Sendviqa, makarona, ushqime te konzervuara.
Plisat Prishtinë”.
/Indeksonline/