75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prezantuesja shqiptare ka disa fjalë për të moshuarin nga Medvegja, që dhuroi 10 euro nga pensioni i tij

Pas tërmetit të 26 nëntorit, që ndodhi në Shqipëri, shqiptarët gjithandej u mobilizuan për të ndihmuar personat që ishin prekur nga ky termet.

Ndihmë dha më i vogli e deri te më i moshuari, shkruan Indeksonline.

Por, ajo që ra në sy më shumë është një i moshuar nga Medvegja, i cili me lot në sy dhuroi 10 euro nga pensioni i tij.

Menjëherë pas publikimit të videos, reagim pati nga Edi Rama, ku ai tha se i moshuari nga Medvegja është pasaniku më i madh, duke shtuar më tej se ai e ka vendin në parajsë.

Në lidhje me këtë, reagoi edhe prezantuesja shqiptare, Albana Osmani.

Ajo përmes një postimi tha se fjalët dhe shpirti i tij që u dridhën në lot, e kanë shëndrruar në hero.

Më tutje tha se “Shqiptar me zemren sa gjithe universi”. /Indekonline/

Zemra e shqiptarit ❤️ Jetofsh sa malet ! Na i forcove zemrat ! Fjalet tuaja dhe shpirti që të dridhet në lot të shndërrojne sot në hero . T’u gëzoftë shpirti zotëri shqiptar me zemrën sa gjithë universi ❤️ ?MIRËNJOHJE !