75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Operacioni i kërkim-shpëtimit mbyllet në Thumanë, vijon në Durrës

Operacionet e kërkim-shpëtimit nuk janë mbyllur ende në Durrës, pasi po bëhen ende verifikime në rrënojat e hotelit “Mia Mare”.

Lajmin e konfirmon Ministria e Mbrojtjes, sipas së cilës operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar vetëm në Thumanë.

Sipas të dhënave, grupet e huaja të kërkim-shpëtimit janë duke punuar në rrënojat e “Mia Mares” ku mendohet se mund të nxirret edhe një tjetër trup i pajetë.

Këto ditë, vendet ku janë zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit janë:

-Thumanë ku është mbyllur kërkimi

-Hoteli “Mia Mare” ku punojnë ende grupet nga Serbia, Mali i Zi.

-Zona e ish-Kënetës ku është mbyllur kërkimi.

-Pallati pranë Kryqit të Kuq, ku po ashtu është mbyllur kërkimi.

-Rruga Shoqëria Bashkimi (2 gjelat) ku është mbyllur kërkimi.