75 Mall Live Search
11:32 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përleshje fizike, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar të enjtën nga Policia e Kosovës në Obiliq, shkruan Indeksonline.

Sipas njoftimit ata pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht në mes vete.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”./Indeksonline/