75 Mall Live Search
11:56 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Suhareka merr vendimin, akomodon të prekurit nga tërmeti, siguron të gjitha kushtet

Bali Muharremaj vazhdon të jetë pranë qytetarëve nga Shqipëria, të prekur nga tërmeti.

Kreu komunal ka marrë vendimin që të sigurojë të gjithë kushtet për të zhvendosurit nga Shqipëria, duke i pritur në Suharekë.

“Kam marrë vendimin për formimin e këshillit organizativ për t’i pritur dhe akomoduar të zhvendosurit – qytetarët nga Republika e Shqipërisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga tërmeti.

Të gjitha familjet do të jenë nën kujdesin tonë.

Do ta kenë secila familje kujdesin e institucioneve shëndetësore, e po ashtu edhe kujdesin për ushqim, akomodim dhe gjëra të tjera të nevojshme”, shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/