Vidhen mbi 43 mijë euro në një lokal te “Rruga B”
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje gjatë ditës në rrugën B.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se në një lokal në kryeqytet janë vjedhur mbi 43 mijë euro.
“Ankuesja femër K/Shqiptare – menaxhere e një lokali, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit dhe nga kasaforta kanë arritur të vjedhin një shumë parash prej 43.466€.
Me rastin është njoftuar Prokurori, derisa hetimet po vazhdojnë.