‘Kosovë të dua për krejt çka ke bë për nanën Shqipni’, emocionohet Capital T
Capital T po vazhdon të ju qëndroj afër dhe të iu dal në ndihmë personave që u preken nga tërmeti që goditi Shqipërinë me 26 nëntor.
Reperi i njohur kosovar, i palodhur ka qëndruar me që nga dita e parë duke mbledhur dhe dhuruar ndihma për të gjithë ata që kanë nevojë, shkruan Indeksonline.
Së fundi ai ka bërë një postim të radhës në Instagam ku ka falënderuar të gjitha ata që e përkrahën dhe gjithë popullin e Kosovës për gatishmërinë që treguan për Shqipërinë.
“Ditë më të mira po vijnë” ka shkruar në mes tjerash Capital.
Më poshtë statusi i tij i plotë:
Ditë më të mira po vijën… Jom super krenar me qka kem arrite për këto dite pune, KOSOVE te duaaa për krejt çka ke ba për nanen SHQIPNI ????. Mendoj qe euforia, paniku edhe emergjenca ka kalu ato zona qe une i kom vizitu edhe pa termet pak a shume kan pase nevoja te njëjta, depot janë full n’Shqipni tash procesi do te jete i gjate me vjet për me u kthy ne normalitet e na duhet me u fokusu ma shume te ata te cilët strehohen ne Kosove momentalisht me ju sigurua krejt qka ju duhet per ni periudhe ma te gjate sa kan me nejt e qe s’ka me qene 3-4 dite, shfrytëzoj rastin mi falenderu ata qe kan bashkpunu me mu krejt ketë kohe e i janë përgjigj thirrjes tem si grupi i ngushte ne Kosove po edhe 2-3 grupe me studente ne Shqipëri qe ishin dite e nate ne dispozicion me kontribu kudo qe kishte nevoje.