Totti pas shortit: Unë e bëra punën tuaj, tani varet nga ju, djema
Francesco Totti ishte i pranishëm në hedhjen e shortit në Euro 2020 pasi ishte një nga të ftuarit që morri pjesë.
Italia u vendos në Grupin A së bashku me Zvicrën, Turqinë dhe Uellsin në atë që vlerësohet si një grup mjaft i favorshëm për “azurët”.
Gjermania nuk pati të njëjtin fat pasi që u vendosën në Grupin F përkrah Francës dhe Portugalisë (në atë që konsiderohet grupi i vdekjes).
Pas shortit, Roberto Mancini foli para shtypit ndërsa tha se azzurri do të hyjë në Euro me një qëllim në mendjen e tyre: të ngrejë trofeun, transmeton Indeksonline.
Legjenda e Romës, Francesco Totti dukej i lumtur me grupin e Italisë pasi tha: ‘Unë bëra punën time, tani është koha që djemtë të bëni tuajën!’.
Italia pa dyshim që shihet si një nga favoritët e Euro 2020, pasi ata u ndeshën gjatë procesit të kualifikimit në Euro 2020 duke fituar 10 fitore nga 10.
Skuadra e Roberto Mancini do të nisë turneun verën e ardhshme, ndërsa ata do të luajnë në Romë./Indeksonline/