Rama djaloshit të prekur nga tërmeti: Me Milanin je, obobo, më shkatërroi!
Pas tërmetit që kaploi disa pjesë të Shqipërisë, duke shkaktuar mbi 50 viktima, qindra të lënduar, e dëme të mëdha materiale, ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u ka qëndruar pranë të prekurve nga kjo fatkeqësi natyrore.
Ai ishte në spital për t’i parë nga afër të lënduarit nga tërmeti.
Në një bisedë me një djalosh, kryeministri Rama e pyet se për cilin ekip bën tifo.
Djaloshi i thotë se është me Milanin, ndërsa reagimi i Edi Ramës ishte epike, shkruan Indeksonline.
” Me Milanin je, obobo, më shkatërroi!” – ishte përgjigjja e tij, ndërsa vazhdoi tutje bisedën./Indeksonline/