Cakaj: FSK meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm dhe profesionalizmin
Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka falënderuar të gjithë shtetet të cilët i qëndruan afër dhe i ndihmuan të prekurve nga tërmeti.
Cakaj përmes një postimi në facebook ka thënë se mirënjohjen me të veçantë e meriton Forca e Sigurisë së Kosovës për përkushtimin e pakrahasueshëm dhe profesionalizmin mbresëlënë.
Ja postimi i plote:
Mes
konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e
organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit,
përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të
veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë
më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës
?????!
Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë!
Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e
me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti
të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të
bashkëndjenjes kombëtare.
Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj
çka mund ta shprehë rëndom gjuha ?!