Edi Rama tregon se ku e gjen energjinë, në këto ditë të vështira për Shqipërinë
Kjo javë ishte shumë e rëndë për të gjithë shqiptarët. Durrësi dhe Thumana ishin dy qytetet më të prekura nga goditjet e tërmetit që mori jetën e 51 njerëzve, la mbi 900 të lënduar dhe shkatërroi shumë ndërtime.
Për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë u bën bashkë të gjithë shqiptarët, por edhe miq të shteteve të tjera, transmeton Indeksonline.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u mundua që t’u qëndrojë afër të prekurve nga tërmeti 6.4 shkallë dhe lëkundjeve të tjera të njëpasnjëshme.
Kurse sot Rama tregoi se ku gjen energjinë e këtyre ditëve.
“Ja ku e gjej energjinë! Tek Zaho dhe shoqnia e tij” shkruan Rama.