Vendimi i Ahmetit, nxënësit nga Shqipëria mund të ndjekin mësimin në Kosovë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka marrë vendimin se fëmijët nga Shqipëria që janë të strehur në Prishtinë, të kenë mundësinë e dnjekjes së shkollimit në kryeqytet.
Për këtë plan, Komuna e Prishtinës shumë shpejt do të dalë me plan konkret.
“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë.
Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do t’i tregojë detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që të mos humbin orë të mësimit”, shkruan Ahmeti në njoftim./Indeksonline/