75 Mall Live Search
12:57 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Melania Trump zbulon dekorimet e Krishtlindjeve, në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, publikoi një video ku shihet një atmosferë festive e përgatitur në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo bëri të ditur se ‘patriotizmi’ është tema e Krishtëlindjeve këtë vit në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Indeksonline.

Melania në videon 1- minutëshe që publikoi, zbuloi përgatitjet dekorative në prag të festave të fundvitit.

Në video shihet zonja e parë teksa po shëtiste në dyshemenë e Shtëpisë së Bardhë, mes pemëve të Krishtlindjeve të zbukuruara me drita të bardha. /Indeksonline/