75 Mall Live Search
13:32 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hajdutët vjedhin medalje me vlerë mijëra euro

Janë vjedhur disa medalje dhe stoli të epokës komuniste nga muzeu “Stasi” në Berlin.

Vjedhja ndodhi gjashtë ditë pasi u vodhën diamantët me vlerë miliona euro në Vault Green në Dresden, transmeton Indeksonline.

Artikujt e vjedhur në Berlin janë më vlerë disa mijëra euro, tha drejtori i muzeut Jorg Drieselmann për BBC-inë.

Në artikujt e vjedhur ishte edhe një Urdhër nga Karl Marksi dhe Lenini.

Z. Drieselmann tha se argjendaritë e marra ishin një palë vathë, një unazë me perla, një orë ari.

Vjedhësit depërtuan brenda një dritareje në katin përdhesë të shtunën natën, duke përdorur një çati aty pranë dhe tashti janë në arrati./Indeksonline/