75 Mall Live Search
09:18 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Presidenti i UEFA-së e akuzon kryeministrin britanik për nxitje racizmi

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, është akuzuar për nxitje racizmi nga presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin.

Slloveni pranoi se institucioni i tij ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër racizmit. Por u shpreh tejet i shqetësuar me deklaratat e kreministrit Johnson, shkruan “Daili Mail”, transmeton Indeksonline.

“Kur një politikan bën komente të atilla për gratë më burka, nuk është aspak e sinqertë! Situata në Evropë është gjithnjë e më e tensionuar.

Kur shihni politikanë të lartë, kryeministra, kur shihni presidentët e republikës se janë racistë, të cilët ishin seksistë, ju shihni se diçka nuk është në rregull”, deklaroi Ceferin. /Indeksonline/