Kosova – në grup me Çekinë dhe Portugalinë
Kombëtarja e Kosovës U17 është caktuar në grupin e 6-të në kualifikimet e kampionatit e Evropian 2021.
Shorti i caktuar kundërshtar mjaft të vështirë për “Dardanët”, shkruan Indeksonline.
Çekia, Portugalia dhe Mali i Zi do të jenë në po të njëjtin grup me Kosovën.
Kualifikimet do të zhvillohen në tetor të vitit 2020 në Portugali.
/Indeksonline/