Van Dijk mori votat nga evropianët e aziatikët, Messi u votua nga kontinentet që “s’kanë erë” futbolli
Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për të gjashtën herë në karrierë. Por, ka shumë njohës të futbollit që kontestojnë suksesin e arritur mbrëmë.
Messi me vetëm një La Liga të fituar, dhe i turpëruar me Barcelonën në Ligën e Kampionëve si dhe në Kupën e Spanjës, e poashtu i dështuar në Kupën e Amerikës së Jugut me Argjentinën, ka arritur që ta mposhtë Virgil Van Dijk që kishte sezon përrallor me Liverpoolin.
Van Dijk ka marrë shumicën e votave nga Evropa dhe Azia, dy kontinentet në të cilat futbolli është shumë i zhvilluar.
Në anën tjetër, Messi u votua nga afrikanët, amerikanët e australianët, kontinentet ku futbolli është dukshëm më amator për dallim nga dy kontinentet tjera.
Diferenca e Messit dhe Van Dijk ishte vetëm 7 vota, apo më e vogla ndonjëherë në ceremoninë e Topit të Artë./Indeksonline/
