Capital T, jep lajmin e mirë për adhuruesit e tij
Kënga e cila u kthye në hit ende pa u publikuar zyrtarisht “Akull” e Capital T-së është rikthyer në Youtube’.
Projekti i ri i reperit kosovar u fshi nga kanali zyrtar i Yotubes, për shkak të melodisë që kishte marrë nga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të famshëm të BollyWood-it “Ek Villain”, për të cilën Capital T deklaroi se nuk ishte në dijeni, shkruan Indeksonline.

Por pas disa ditësh bllokimi, përmes një postimi në Instagram reperi ka njoftuar adhuruesit se kënga tashmë është rikthyer.
“Akull” deri tani ka 1.3 milionë klikime, ndërsa adhuruesit e tij tashmë e gjejnë në të gjitha platformat.
Ndryshe, kujtojmë që Capital T ka qenë në mesin e artistëve që u ka dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë javën e kaluar./Indeksonline/