75 Mall Live Search
22:14 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pasi kryen grabitjen, transportuesit të parave i vunë zjarrin, pastaj edhe veturave të tyre – publikohen pamjet e një grabitjeje në Zvicër

Në kantonin Waadt në Zvicër, për një kohë të shkurtër kishin ndodhur disa grabitje të armatosura të furgonëve që mbanin para.

Sipas mediave të huaja grabitja e fundit, e cila ndodhi në orën 7.40 të hënën, madje u regjistrua edhe me një kamerë nga një dëshmitar.


Si pasojë, tri automjete u vunë në zjarr dhe një sasi e madhe parash u morën, tha Policia Kantonale e Waadt.

Ndërkohë, pamjet thuhet se tregojnë grabitësit që nxjerrin me shpejtësi kutitë e parave nga furgonët, duke i futur në makinat e tyre.

Madje, para se të ikin, grabitësit ua vunë zjarrin një transportuesi që mbante paratë dhe dy automjeteve të tyre të përdorura për vjedhje, e gjitha për të larguar gjurmët.

Sipas mediave të huaja, kërkimi për autorët deri më tani ka dështuar: Grabitësit janë zhdukur në një drejtim të panjohur, duke vozitur me automjete të mëdha të zeza.


Siç bëhet e ditur, automjeti i grabitur me para është në pronësi të SecurePost, një filial i Swiss Post.