75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Zidane, insiston për transferimin e Pogbas në Real

E ardhmja e Paul Pogbas ende mbetet e paqartë.

Sipas raportimeve të fundit, Zinedine Zidanet dëshiron me çdo kusht ta ketë mesfushorin e Manchester Unitedit, që nga sezoni i ardhshëm.

Francezi është i lidhur që një kohë të gjatë për një kalim të mundshëm te Madrilenët, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri tani, si pasojë e mosmarrëveshjes së drejtuesve të klubit.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolles “Marca”, Zidane e sheh Pogban si përforcimi ideal për krijimin e një skuadre të fortë për sezonin e ardhshëm.

Madje raportohet se pikërisht francezi ishte kërkesa kryesore për Zinedine Zidane në momentin e rikthimit të tij në klubin mbretëror.

Vlen të theksohet se Zidane dhe Pogba kishin një takim në Dubai, ku 26- vjeçari ishte duke u rehabilituar nga dëmtimi që e la atë jashtë fushave disa javë.