75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aksidenti te “Kroni i Mretit”, arrestohet një person

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person si i dyshuar se ka shkaktuar aksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

Në këtë aksident ka mbetur i vdekur një person, ndërsa dy tjerë janë lënduar.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Korreticë e Sipërme afër Parkut të Biznesit, ku i dyshuari derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Si pasojë e aksidentit edhe dy persona tjerë një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.