75 Mall Live Search
12:02 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: FBK-ja në zgjedhje të reja, Agim Ademi do “uzurpimin” e pozitës së kryetarit

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Basketbollit e Kosovës kanë patur ecuri të ngjashme në zgjedhjet e larta të drejtuesve.

Që të dy drejtuesit e federatave janë emëruar si zëvëndësues të kryetarëve të federatave duke vazhduar mandatin e kryetarëve të mëparshëm.

Agim Ademi ka marrë mandatin për kryetar duke zëvëndësuar ish-legjendarin, Fadil Vokrri që ndërroi jetë në fillim të muajit qershor në vitin 2018.

Në Federatën e Basketbollit, Arben Fetahu është emëruar kryetar i FBK-së duke zëvëndësuar të dorëhequrin, Erolld Belegu.

Cikli zgjedhor te dy federatat është i njëjtë, por jo edhe egoja personale e dy drejtuesve të Federatave.

Indeksonline ka kontaktuar me Arben Fetahun, kryetarin e Federatës së Basketbollit, i cili ka konfirmuar se në FBK do të ketë zgjedhje për kryetar në vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë se është zgjedhur si kryetar për të vazhduar mandatin e Belegut, por se në FBK, patjetër që do të ketë zgjedhje të reja në vitin që po vije.

“Unë jam zgjedhur kryetar në prill të vitit 2018, për të vazhduar mandatin që ka lënë ish-kryetari. Rregullorja thotë se secili kryetar në ardhje, vazhdon mandatin e ish-kryetarit që e zëvëndëson. Ne patjetër që do të kemi zgjedhje të reja në vitin që po vije. Më së largu do të ketë në vjeshtë, por që zgjedhjet janë të sigurta” ka thënë Fetahu për Indeksonline.

Por, rregullat e njëjta nuk mendon t’i aplikojë edhe Agim Ademi.

I pari i FFK-së po tenton të uzurpojë pozitën e kryetarit të FFK-së duke mos përfillur rregullat të cilat i përcakton i njëjti legjislacion./Indeksonline/