75 Mall Live Search
15:37 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Luta në “përqafim” të Haradinajt

Lutfi Haziri ka qenë nikoqir i një takim mes presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, dhe kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt.

Tre politikanët kanë vizituar bashkëkombësit nga Shqipëria të strehuar në qytetin e Gjilanit.

Bie në sy shtrëngimi dhe një lloj “dashurie” mes Lutfi Hazirit dhe Ramush Haradinajt.

Mbetet të shihet nëse ky shtrëngim do të jetë fillimi i ngrohjes së raporteve mes LDK-së e AAK-së për krjimin e qeverisë së re, duke patur parasysh ndikimin e madh në parti që ka Lutfi Haziri./Indeksonline/