Dy basketbollistët e Prishtinës në top-shënuesit në FIBA Europe Cup
Sigal Prishtina nuk arriti të kalojë fazën e parë të grupeve në FIBA Europe Cup, megjithatë, lojtarët e saj kanë lënë mbresa, madje, duke qenë ndër më të mirët në fazën e parë.
Nëse shikojmë pikët për ndeshje, atëherë shënuesi më i mirë është Dardan Berisha me 27.7 pikë për ndeshje, kurse Divine Myles ka mesatare prej 22.2 pikëve për ndeshje.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e FIBA Europe Cup.
Dy basketbollistët janë anëtarë të Kosovës në basketboll.
Ndërkohë, sa i përket kërcimeve, Fahro Alihoxhiq ndodhet në vendin e tretë me 11.2 kërcime për ndeshje.
Dardan Berisha nuk ndodhet vetëm në listën e top-shënuesve, por edhe të asistuesve. Ai renditet i treti me 7.3 asistime për ndeshje në tri takime sa ka luajtur.
Just give them rock, they'll do the rest. ?#FIBAEuropeCup's top bucket-getters have been on fire! ??
— FIBA Europe Cup (@FIBAEuropeCup) December 4, 2019
? https://t.co/JlfUQQ5YaF pic.twitter.com/qvaaYtqMWT