75 Mall Live Search
00:46 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ministria e Arsimit furnizon nxënësit e diasporës me libra, ja sa u kushtoi tenderi!

Ministria e Arsimit, përgjatë këtij viti ka nënshkruar një kontratë për furnizim me tekste shkollore për nxënësit në diasporë për vitin shkollorë 2019-2020.

Kontrata në fjalë është finalizuar për 12 muaj, shkruan Indeksonline.

Ani pse vlera e saj ishte parashikuar të jetë 42.224,00 euro, e njëjta është nënshkruar për 41.867,28 euro.

Sipas njoftimit, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 41.867,28

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik ” Dukagjini” Sh.p.k./Indeksonline/