Cakaj: SHBA-ja – e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit
Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, është takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Philip Reeker, shkruan Indeksonline.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur gadishmërinë e lartë për ta ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.

“Po ashtu, diskutuam lidhur me prioritetet dhe planin e veprimit të Shqipërisë në kuadër të Kryesimit të OSBE-së 2020! Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetjen e tyre absolute në këtë angazhim tejet të rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë!
Në fund, shprehëm përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin dhe intensifikuar komunikimin në kontekst të OSBE-së dhe jo vetëm”, ka thënë ai./Indeksonline/