75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Cakaj: Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së, pas një pune kapitale

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri. Gent Cakaj, ka thënë se sot Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së, pas një pune kapitale.

Ai ka thënë se Shqipëria është krejtësisht e gatshme për të udhëheque një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.

“Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një pune kapitale përgatitore në rrafshin politik e programatik, si dhe organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëheque një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, ka thënë ai./Indeksonline/