Zyrtarisht, kjo është ngjyra e 2020-s
Është fjala për Blunë Klasike, një ngjyrë që është tashmë një ndër të preferuarat e të famshemve.
Meghan Markle dhe Kate Middleton e kanë veshur këtë fundvit disa herë duke treguar një pamje serioze, e qetë për t’u parë dhe jo agresive.
Instituti “Pantone Color” publikon çdo fundvit ngjyrën që do të jetë në modë vitin e ardhshëm dhe këtë vit zgjedhja nuk është zhgënjyese.
Ngjyra e vitit për 2019-n, ishte ngjyra e koraleve, një ndërthurje mes rozës dhe portokallisë që u kthye në trend kryesor veçanërisht te makijazhet.