75 Mall Live Search
13:58 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ndarja i ka bërë mirë, Loredana veç më e bukur përditë

Loredana dhe Mozzik kohë më parë i dhanë fund lidhjes së tyre.

Dyshja e njohur së bashku kanë një vajzë (Hanën) e cila është e vetmja gjë që i mban ende në kontakt me njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline.

Të dy artistët kanë karriera të suksesshme dhe janë tejet të kërkuara në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Ndonëse nënë e re, kjo nuk e ndalon Loredanën që të iu qëndroj pranë adhuruesve të saj.

Rep-artistja është një femër që rëndësi të madhe i kushton edhe paraqitjes së jashtme, ashtu siç shihet edhe në pozën e radhës të publikuar në rrjetet sociale.

E grimuar dhe flokë të rregulluara, Loredana dukej mjaft joshëse, prandaj mund të themi se ndarja nga Mozzik ka ndikuar pozitivisht./Indeksonline/