Besart Berisha ia shënon dy gola ish skuadrës së tij
Besart Berisha është duke kaluar në një formë të mirë në kampionatin australian.
Në ndeshjen e fundit, Besart Berisha realizoi 2 gola kundër ish ekipit të tij Melbourne Victory, duke i siguruar ekipit Western United fitoren me rezultat 3-1, shkruan Indeksonline.
Në pjesën e parë Besart Berisha ‘e kreu punën’ duke shënuar 2 herë ndaj ish ekipit.
Kujtojmë që me ekipin Melbourne Victory ku Berisha luajti për 4 vite, ka arritur të shënoj 68 gola.
Ekipi aktual i tij, Western United tash rënditet në vendin e katërt, me 13 pikë. /Indeksonline/