00:10 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ja sa do t’i kushtoi organizimi i festave për fundvit komunës së Gjakovës!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, edhe komuna e Gjakovës do të zbukurohet.

Tenderi për organizimin e festave për fundvit nuk është se i ka kushtuar edhe shumë kësaj komune të cilën e drejton Ardian Gjini i AAK-së.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 14.000,00 euro, porse e njëjta është arritur të nënshkruhet për shumën prej 12.985,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderin në fjalë e ka fituar operatori ekonomik N.T.P “Living Studio”./Indeksonline/

Foto ilustruese