Cakaj: Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm!
Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka realizuar sot një vizitë zyrtare në Berlin ku ka zhvilluar një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
Cakaj deklaroi se me Maas-in ka diskutuar hollësisht për domosdoshmërinë e fuqizimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e patjetërsueshme të çeljes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë, vitin e ardhshëm.
Ai theksoi po ashtu se Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave vitin e ardhëm, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot gjatë vizitës zyrtare në Berlin zhvilluam edhe një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas
?????!
Diskutuam hollësisht për domosdoshmërinë e fuqizimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e patjetërsueshme të çeljes së negociatave për anëtarësim për Shqipërinë vitin e ardhshëm.
Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave vitin që vjen!
Po ashtu, ndamë qëndrime të njëjta lidhur me vazhdimin e reformave transformuese të Shqipërisë dhe plotësimin e kushteve të paraqitura nga Bundestagu në funksion të rrugëtimit evropian ??????!
Në fund, shprehëm mirënjohjet më të veçanta për mbështetjen e jashtëzakonshme të Gjermanisë për përballimin e pasojave të tërmetit që nga fillimi! Po ashtu, Maas konfirmoi gatishmërinë e tij të mëtejme për ta ndihmuar Shqipërinë në planin e riparimit dhe rindërtimit ???!
Gjithmonë falënderues për mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin institucional e demokratik dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë në përgjithësi ?????!