75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdes në moshën 55-vjeçare, aktori i njohur

Philip McKeon, aktori i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin “Alice”, vdiq të martën, tha një zëdhënës i familjes. Ai ishte 55 vjeç.

McKeon vdiq në Teksas pas një sëmundjeje të gjatë, tha Jeff Ballardi në një njoftim për shtypin, transmeton Indeksonline.

McKeoni, gjithashtu ka punuar në stacionin radiofonik të Los Angelesit “KFWB News 98” 10 vjet. Ai më vonë u transferua në Wimberly, Texas, për të qenë më afër familjes dhe vitet e fundit u fokusua në punën në radio.

“Ne jemi të prekur në zemër dhe të shkatërruar për vdekjen e Philit. Sensi i tij i mrekullueshme i humorit, mirësisë dhe besnikërisë do të mbahet mend nga të gjithë.”

Aktori Charlie Sheen gjithashtu reagoi për vdekjen e Mckeon në Twitter, duke e quajtur atë një “zotëri të përsosur dhe një shpirt luftarak”.

McKeoni la pas vetes nënën e tij dhe motrën e vogël, aktoren Nancy McKeon./Indeksonline/