Ushtria e Izraelit publikon një video: Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Shqipërinë
Faqja zyrtare e ushtrisë së Izraelit ka publikuar një video në Facebook përmes së cilës sado pak janë munduar të tregojnë se pse ndihma e tyre pas tërmetit në Shqipëri ka vlerë të dyfishtë.
Përmes një video-teksti ata shkruajnë që Shqipëria ishte një nga vendet e pakta të cilët kishin ndihmuar popullin hebre gjatë holokausit.
“Të jesh në gjendje të dërgosh një delegacion ndihme për të ndihmuar popullin e Shqipërisë pas një tërmeti, ka një kuptim shumë më të madh për popullin e Izraelit, sesa mund të mendohet fillimisht” shkruan mes tjerash. /IndeksOnline/