Dora juaj mund t’ju tregojë sa të hani, që të mos shtoni peshë
Numërimi i rreptë i kalorive është rraskapitës dhe Interneti është i mbushur me plane të ndryshme diete, por jo të gjithë janë efektivë.
Plus, është koha dhe harxhimi i energjisë për të mbledhur të gjitha informacionet se çfarë duhet të hani dhe pastaj t’i zbatoni ato. Rezulton se ndihmësi më i mirë, në këtë rast, është trupi juaj – ose duart tuaja, në veçanti, shkruan Indeksonline.
Duart mund t’ju ndihmojnë të matni madhësinë e porcionit që ju nevojitet.

Për burrat rekomandohet që vakti i tyre të mos jetë më i madh se madhësia e 2 pëllëmbëve.

Dhe për gratë, rekomandohet që vakti i tyre të mos jetë më i madh se madhësia e një pëllëmbë.
Proteinat – një pëllëmbë

Karbohidratet – një grusht

Djathë – 2 gishta

Yndyrnat – maja e një gishti

Frutat dhe perimet – 2 duar të plota

Ëmbëlsirat – një grusht i mbyllur
