75 Mall Live Search
16:12 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dy familje nga Prishtina strehojnë fëmijë në nevoja, komuna i mbështet me 3 mijë euro

Janë vetëm dy familje në Prishtinë që kanë strehuar fëmijë në nevojë për strehim e përkujdesje, shkruan Indeksonline.

Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’i mbështes me nga 3 mijë euro shtesë për të motivuar përkujdesjen për fëmijët e braktisur.

Kështu ka bërë të ditur kryetari, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë në Facebook.

“Në Prishtinë janë vetëm dy familje që kanë strehuar fëmijë në nevojë për strehim e përkujdesje. Si Komunë, kemi vendosur që sivjet këto dy familje ti subvencionojmë me nga 3 mijë euro shtesë për të motivuar përkujdesjen për fëmijët e braktisur. I falënderojmë të dyja familjet”, ka thënë ai./Indeksonline/