Atletico Madridi triumfon pastër ndaj Osasunës
Atletico Madrid ka shfrytëzuar në maksimum gabimin e Barcelonës duke iu afruar me pikë pasi si nikoqir e mposhti pastër Osasunën 2:0.
Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol dhe fati i këtij takimi u vendos në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline.
Alvaro Morata shënoi golin e parë në minutën e 67-të, ndërsa tetë minuta më vonë Saul vulosi fitoren e madrilenëve.
Me këtë fitore Atletico Madrid grumbullon 29 pikë pas 17 xhirove dhe vendoset në pozitën e katërt, 6 pikë më pak se lideri, Barcelona./Indeksonline/