75 Mall Live Search
10:45 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nuk ka takim mes LDK-së e VV-së sot

Telenovela e takimeve mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të pushoj sot.

Pas dy takimeve radhazi, LDK dhe LVV nuk do të takohen edhe sot. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Edhe pse ka më shumë se dy muaj që kanë përfunduar zgjedhjet në Kosovë, dy partitë nuk kanë arritur ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar një koalicion.