75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ndërhyrja “horror” e portierit të Schalkes, i shkakton lëndime serioze futbollistit serb

Schalke 04 ka mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 15-të të Bundelsigës.

Por në një moment ndeshja u duk si një skenë “kung-fu”, shkruan Indeksonline.

Alexander Nübel bëri një dalje të pakontrolluar nga porta dhe goditi me shqelm në gjoks sulmuesin serb, Gacinoviq.

Portieri i Schalkes u ndëshkua me karton të kuq, derisa futbollisti i Frankfurtit u zëvendësua pas pak. /IndeksOnline/