75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

U arrestua në Prishtinë, nis gjykimi i Mario Millosheviqit

Një muaj e gjysmë pas ekstradimit nga Kosova për në Mal të Zi të Mario Millosheviqit, në Gjykatën Themelore në Podgoricë, ka nisur gjykimi ndaj tij, raporton IndeksOnline.

Ai është përgjegjës për rrëmbimin e dy personave, të cilët dyshohet se i kishte mbyllur në një apartament, duke i keqtrajtuar dhe duke kërkuar rreth 250 mijë euro nga ta.

Ky rast ka ndodhur më 15 shtator 2015 në Kotorr të Malit të Zi.

Gjykimi ndaj Millosheviqit do të vazhdojë më 27 janar.

Ai ishte arrestuar në Prishtinë me 18 korrik të vitit 2018 në një aksion të madh të Policisë së Kosovës./IndeksOnline/