75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Në Kirurgjinë Torakale kryhen 3 operacione me VATS, asistojnë ekspertë nga Turqia

Në kuadër të programit të trajnimit për VATS, në Klinikën e Kirurgjise Torakale​ janë realizuar tri operacione të asistuara me ekspertët nga Turqia.

Me aparaturën e VATS ndërhyrja është më cilësore dhe më e sigurt, si edhe zvogëlohet mundësia për infeksione, kurse përshpejtohet koha e rehabilitimit të pacientit.

Vlen të theksohet se me këto operime të fundit, buxhetit të Kosovës i janë kursyer rreth 100 mijë euro.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi, thotë se janë në fazën intesive të trajnimeve për VATS-in.

Sipas tij, e veçanta e kësaj pune është se në në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës​ po kryhen operime, me asistim dhe përkrahje të ekspertëve ndërkombëtarë.

Një ekip i kirurgëve torakalë ka qëndruar në Budapest (Hungari), për të asistuar mjekët atje në ndërhyrjet kirurgjikale me pajisjen e VATS.

Klinika e Kirurigjisë Torakale po synon të performojë kirurgjinë mini invazive, duke i ofruar pacientëve standardit më të lartë të trajtimit kirurgjik.

QKUK-ja ka marrëveshje me Budapestin, Lubjanën, Sofjen dhe Stambollin për trajnim dhe bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e kirurgjisë torakale.